Intervistat:

Njė jetė me jetėn

Mimoza Erebara

Druri ėshtė simboli i jetės. Brishtėsinė e degėve mund ta krahasosh me njė mijė copėza tė ndara degėsh para bulimit tė tyre, si ditėt e njeriut qė ulet e pret me durim dashurinė qė do tė lulėzojė papritmas. Nė pamje tė parė druri duket i ashpėr, njė gjė qė nuk thotė asgjė nga e kaluara e vet. Po asgjė nuk shkon pa lėnė gjurmė nė kėtė botė, gjurma mund tė jetė e thellė ose e cekėt, por ama ėshtė dhe kurrė nuk humbet. Nė kėto gjurmė tė historisė sė lashtė tė vendit tonė sillet e gjithė vepra artistike e skulptorit Llesh Biba. Lėnda e parė e tė cilit ėshtė druri, druri si bimė, druri si simbol i jetės, druri si simbol i pėrjetėsisė ku zanafilla dhe e ardhmja ndėrthuren aq shumė me njėra-tjetrėn sa e tashmja nga e cila niset autori ngėrthehet fuqishėm. Koha nė kėtė rast merr njė pėrmasė kozmike, sepse edhe vetė druri nė tė cilin gdhendet kujtesa njerėzore e kombit tonė e ka historinė e vet. Ėshtė kjo ndjenjė qė tė ndjek ndėrkohė qė shijon punėt e tij. Autori e ka gati si postulat rrembin qė e pėrshkon tė gjithė veprėn e tij se njė komb pa identitet, pa tė shkuar ėshtė i verbėr dhe i destinuar tė shuhet. Kjo ėshtė motoja e gjithė punės krijuese tė tij dhe kjo po shpjegon edhe faktin qė autori shumicėn e punėve ia ka kushtuar pikėrisht tė shkuarės historike tė kombit tonė. Duket se kėrkon qė edhe tė tjerėt ta vėrejnė e ta kenė nė qendėr tė vėmendjes pikėrisht kėtė gjė nė dukje tė vogėl e pa rėndėsi, po tė kesh parasysh edhe trajtimin indiferent nga strukturat pėrkatėse shtetėrore tė cilat i lenė tė shkatėrrohen ato qė koha i ka ruajtur. Simbolet qė vijnė nga lashtėsia jonė mitike, Eposi i Kreshnikėve, Skėnderbeu, Nėnė Tereza, janė nga punėt mė tė spikatura tė tij. Nė kėtė rast, duke u nisur edhe nga “komoditeti” qė ofron njė punim druri, i cili ėshtė mė pranė shikuesit, nė bar, nė njė holl hoteli, apo nė njė vilė, e sjell autorin mė pranė njeriut tė thjeshtė dhe ngjall tek ai ngrohtėsi, qė vetė druri e rrezaton, dhe dėshirė pėr tė soditur e medituar ndaj kėtyre punėve. Kjo tematikė e dukshme kombėtare e bėn Llesh Bibėn njė nga artistėt mė tė spikatur qė gjithė energjinė e tyre krijuese e japin pėr kombin nė emėr tė po kėtij kombi. Mjafton tė shohėsh vetėm njė nga punėt e tij tė fundit, nė tė cilėn ėshtė paraqitur pėrkrenarja e Skėnderbeut e gdhendur nė njė copė tė vetme druri dhe brenda saj njė pendė qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse penda e Rilindėsve, nė tė cilėn janė gdhendur vargje –lapidaret. Kjo ėshtė njė gjetje artistike qė tė bėn tė mendosh, siē tė bėn tė mendosh edhe puna e mrekullueshme e djepit, ku motivet floreale ndėrthuren shumė bukur me figurėn madhėshtore tė shqiponjės dykrenare. Kjo shkon sipas besimit popullor qė fėmija ėshtė lulja e jetės dhe ai duhet tė rritet si njė shqiponjė, i lirė, i fortė, krenar i pavarur, se fėmijės i duhet treguar se nga vjen, i duhen treguar rrėnjėt e gjenezės sė tij, sepse vetėm kėshtu ai rritet i forcuar, e di kush ėshtė dhe ē’ka do nė jetė. Dhe kjo pėr vazhdimėsinė e njė kombi ėshtė njė nga pikat e rėndėsishme tė tij, nė mos vetė jeta. Apo po tė shohėsh njė nga stemat kushtuar figurės sė Skėnderbeut do vėresh se veē portretit klasik tė tij nė sfond duken muret e kėshtjellės, ashtu tė lartė, solide, tė padėmtuar, simbol i luftės dhe i fitoreve tė tij, i qėndresės. Ky ėshtė mesazhi qė vjen natyrshėm. Druri nė thelbin e tij, vetvetiu tė bėn tė meditosh. Mjaft tė kujtosh zjarrin, malin, kurorėn e pemėve nė mal, degėt plot gjelbėrim e degėt plot dėborė, degėt plot fruta, drurin e lartė, tė drejtė, me lėvore tė lėmuar e vrazhdė. Druri tė ēon nė det, nė qytet, nė mal, pranė njeriut tė dashur ndanė zjarrit. Druri i prerė flet pėrmes rrathėve tė tij, druri flet pėrmes gjithė orendive qė na rrethojnė. Dhe Llesh Biba e kupton mė sė miri kėtė gjuhė dhe pėrmes gdhendjes na e pėrēon edhe ne gjuhėn e tij, tė fshehtat qė ai ruan pėr ne. Dhe si pjesė e natyrės kjo gjuhė ėshtė universale, sepse kjo ndjehet me suksesin e ekspozitave qė janė hapur nė shumė vende tė botės. Ekspozita qė janė mundėsuar nga zoti Tonin Alia, artdashės dhe biznesmen i njohur nė Shqipėri, qė sipas vetė skulptorit Llesh Biba, “shumė mė pėr nder ia di z. Tonin qė mė ka krijuar njė studio brenda mjediseve tė fabrikės sė tij “Ardeno”, sesa sponsorizimeve tė ekspozitave jashtė. Madje, z. Tonin duke qenė jo vetėm njė biznesmen i suksesshėm, jo vetėm njė artdashės xheneroz, por mbi tė gjitha njė atdhetar qė do t’i shėrbejė kulturės dhe veprave historike tė vendit, mė thotė qė “pėr sa kohė Llesh Biba realizon figura tė rralla dhe origjinale, do tė jetė gjithnjė i sponsorizuar”. Nė konkursin pėr Nėnė Terezėn qė organizoi BE-ja nė Kosovė gjenerali Valente tha: ”Sikur njė pjesė e historisė sė kombit tuaj tė ishte shkruar, mendja e shpirti i tė huajve do tė ishte pėrqendruar nė trojet shqipfolėse”. Pa harruar pėr asnjė ēast ekspozitat pėr 600-vjetorin e Skėnderbeut. Gjithashtu si njė pjesė e rėndėsishme e ekzistencės sė njeriut nė kohėt moderne vjen edhe besimi, besimi i tij nė Zot. Kjo padyshim ėshtė shumė e dukshme nė vetė besimin e Bibės, i cili me tė vėrtetė beson tek Providenca. Ky besim ka sjellė qė njė pjesė e krijimtarisė sė tij t’i pėrkushtohet Zotit dhe mėsimeve tė tij, thėnie nga Bibla, tė gdhendura aq bukur e sjellin mė pranė njeriut tė thjeshtė, pikėrisht kėtė besim, apo fragmente nga historia e Biblės po ashtu tė gdhendura me mjeshtri tė bėjnė tė ndalesh e tė mendosh pėr vete, pėr njerėzimin, pėr spiralen historike nė tė cilėn ndodhemi tė gjithė si njerėzim dhe pėr atė ē’ka do tė pasojė mė tej. Pra edhe nė kėtė rast duket ajo prirje gati-gati kozmike nė punėt e tij. Duke gdhendur jetėn nė jetė, nė emėr tė lirisė, tė shpirtit tė lirė, nė emėr tė rrėnjėve tė tė parėve dhe nė emėr tė tė ardhmes, duke shėrbyer si njė urė mes unit artistik, mes shpirtit tė vetė artistit dhe botės qė na rrethon, skulptori Llesh Biba vazhdon rrugėn e tij duke na ftuar edhe qė ta ndjekim nė rrugėn e tij, nė mos si artistė, tė paktėn si vėzhgues e dashamirės tė artit tė tij sa shqipfolės aq edhe ndėrkombėtar.