Sė fundi, desha tė flas pak mė gjatė pėr takimin e paharruar me skulptorin e shtatoreve tė drunjta, «jashtėtokėsorin» Llesh Biba.

Ditėn e fundit tė qėndrimit tim nė Tiranė, nė brendėsi tė ateliesė sė tij artistike, nė dėlirin e marrėzisė sė tij prej rapsodi antik, si njė mjeshtėr kėngėtar i mesjetės - i madhėrishėm e njėkohėsisht dionisiak - ai nisi tė lartėsonte pėrpara meje heroizmat e Skėnderbeut, nėpėrmjet skulpturave tė tij tė ēmuara, gdhendur nė dru. Ato mė shpaloseshin pėrpara syve dhe pėrplaseshin me zhurmė mbi tryezė, ndėrkohė qė nė veshė mė vinte uturima e pasionuar e zėrit tė tij mbi bėmat e heroit tė madh. Dhe nė tė njėjtėn kohė provonte tė mė zhvishte rrobat e mija, duke mė zėnė ngushtė, por duke arritur, nga ana tjetėr, tė merrte edhe pėlqimin tim, mbasi po mė mbulonte me veshjet katėrqindvjeēare tradicionale tė epokės sė Skėnderbeut. Si pa kuptuar ndjeva pėrkrenaren e bridhinjtė mbi kokėn time, mantelin qė m’u hodh mbi shpinė dhe shpatėn, tė cilėn e mora nė dorė pa hezitim. Me njė dritė eksitimi nė sytė tij, dukej sikur mė ftonte nė njė udhėtim imagjinar pėr nė botėn e humbur prej shekujve. Dhe ai njėhėsohej, futej nė botėn e baba Gjonit, duke kėrkuar me kėmbėngulje tė celebronte ritin martesor me njė Donikė "in carne e ossa", duke na shtyrė tė premtonim dashuri tė pėrjetshme pėrmes verės e mjaltit tė shėnjtėruar! Ishte njė delir qė zgjati dy orė tė tėra ; qė mė zbaviti me tė vėrtetė e nga ana tjetėr, edhe mė magjepsi e sugjestionoi shumė, nga qe Lleshi ishte … thellėsisht serioz ! E jashtėzakonshme e njėkohėsisht e papėrsėritshme ! Llesh Biba, nėpėrmjet artit ja kishte kushtuar jetėn e tij Skėnderbeut. Njė falėnderim nga zemra! Por ėmbėlsira e kėsaj vizite, nė qoftė se mund ta quaj kėshtu, ishte udhėtimi pėr nė Krujė…

Alessandro Castriota Scanderbeg, stėrnipi i Skenderbeut!